Sot u zhvillua një takim me përfaqësuesit e CIMIC-ut slloven, ku u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të qytetarëve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Komuna tashmë ka pranuar një defibrilator, ndërsa së shpejti do të pranojë edhe një tjetër. Pajisjet do të vendosen në hapësira publike, me qëllim që të jenë të qasshme për përdorim në raste emergjente.
Gjithashtu, do të organizohen trajnime për përdorimin e defibrilatorëve, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë dhe sigurisë në raste emergjente.
Komuna e Fushë Kosovës falënderon CIMIC-un slloven për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.