Komuna e Fushë Kosovës njofton të gjithë qytetarët se, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale, Zyra e Gjendjes Civile do të vazhdojë ofrimin e shërbimeve edhe gjatë kohës së pauzës zyrtare.
Shërbimet do të ofrohen pa ndërprerje në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.
Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Administratës e Komunës së Fushë Kosovës, në kuadër të angazhimit institucional për të qenë sa më afër nevojave të qytetarëve dhe për të siguruar qasje të barabartë dhe efikase në shërbimet e gjendjes civile, edhe gjatë orarit të pauzës.