Komuna e Fushë-Kosovës ka pranuar një donacion nga depoja farmaceutike “Made Kos” me pajisje mbrojtëse; dorëza dhe dezinfektues.
Këto pajisje do të jenë të disponueshme për institucionet të cilat po ofrojnë shërbime publike komunale për qytetarët e Komunës sonë.
Komuna falenderon kompaninë “Made Kos” për vullnetin e treguar në situatën në të cilën po kalon vendi ynë.