Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar një donacion nga kompania INTEREX, i përbërë nga 33 paleta me bidonë uji.
Donacioni është pranuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe do të shërbejë për raste nevoje, veçanërisht në situata emergjente.
Komuna e Fushë Kosovës shpreh falënderimet e saj të sinqerta për kompaninë INTEREX për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve.