Të shtunën, më datë: 01.07.2017, Komuna e Fushë-Kosovës organizoi ‘Turne në futboll të madh’ për ta përkujtuar ish/futbollistin e Fushë-Kosovës Triumf Shabanin i cili u nda nga jeta para tri viteve.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin 7 ekipe.
1. KF – ‘Fushë-Kosova’
2. KF – ‘Pampurat’
3. KF – ‘Rinia’
- KF – ‘Besa Veteranët’
5. KF – ‘Aeroporti’
6. KF – ‘Kosovari’
7. KF – ‘Fushë-Kosova Veteranët’
Fitues i këtij turneu doli:
- KF ‘Fushë-Kosova’ – vendi i parë
2. KF ‘Kosovari’ – vendi i dytë
3. KF ‘Fushë-Kosova Veteranët’ – vendi i tretë
Babai i të ndjerit Shaban Shabani, në emër të familjes, falënderoi të gjithë akterët e këtij turneu, sidomos, falënderim të veçantë bëri për Departamentin e Sportit për organizimin madhështor.