Kryetari Berisha sot ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e NP “Prishtina” dhe përfaqësues të KfW-së.
Në këtë takim janë shqyrtuar përgatitjet e fundit për zbatimin e projektit të madh për trajtimin e ujërave të zeza.
Ky projekt regjional do t’i jap zgjidhjen përfundimtare të gjitha nevojave për rrjetin kryesor të kanalizimit dhe kolektorëve në Komunën e Fushë Kosovës.
Projekti total për gjithë regjionin kap vlerën rreth 70 milion euro dhe Komuna do të participoj me 2 milion euro.