Komuna e Fushë Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka pranuar një donacion nga Caritas Kosova për nevojat e Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Donacioni përfshin shtretër, dollapë dhe karroca, është mbështetje për përmirësimin e kushteve të punës së stafit shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët.
Komuna e Fushë Kosovës shpreh mirënjohjen ndaj Caritas Kosova për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin në forcimin e sistemit shëndetësor lokal.