Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në dy faza ka pajisur fermerët e saj me spërkatëse traktorike, mullinj, shpërndarëse plehu mineral, laktofrizë, kosa rotacion, pjatorë, pllugje, freza, makina mbjellëse misri dhe gruri.
Përmes kësaj ndihme fermerët do ta kenë më të lehtë punën në prodhimtarinë lavërtare dhe blegtorale me çka do të rritet prodhimtaria bujqësore.
Gjatë pranimit të mekanizmit fermerët janë ndarë shumë të kënaqur dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.