Njoftohen të gjitha subjektet e biznesit se komuna e Fushë Kosovës ka marrë VENDIM për zgjatjen e orarit të punës për subjektet e biznesit në lëmin e tregtisë dhe hotelerisë në Komunn e Fushë Kosovës.
Zgjatja e orarit fillon nga data 28.07.2023 deri me datë 31.08.2023
Ditët: e hënë e marte, e mërkure e enjte dhe e diele deri në orën 00:00 ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën 01:00 pas mesnate.
Kjo zgjatje e orarit të punës nuk nënkupton edhe zgjatjen e orarit të punës për punëtorë më shumë se 8 orë në ditë.