Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës, me qëllim të avancimit të infrastrukturës telekomunikuese dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset në territorin e komunës.
Memorandumi është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës, duke formalizuar bashkëpunimin institucional për shtrirjen e rrjetit optik dhe krijimin e kushteve për internet brezgjerë më cilësor, të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Komuna e Fushë Kosovës shpreh falënderim të veçantë për Telekomin e Kosovës për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të komunës sonë.