Sot, Komuna e Fushë-Kosovës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me O.J.Q “Fondacioni Freskia”. Ky memorandum ka për qëllim avancimin e grave të komunitetit të kësaj komune në lëmin e rrobaqepsisë.
Me këtë rast, Kryetari falënderoi “Fondacionin Freskia” për angazhimin e vazhdueshëm që kanë ndaj komuniteteteve të kësaj komune. Rikujtojmë se O.J.Q “Fondacioni Freskia” edhe më herët ka ndihmuar këtë komunë në forma të ndryshme.