Kryetari i Komunës Valon Prebreza, së bashku me ekipin e tij, ka zhvilluar një takim zyrtar me
përfaqësuesit e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit,
lidhur me procesin e krijimit dhe funksionalizimit të Regjistrit Unik të Pronave Publike.
Në këtë takim, Kryetari është mirëpritur nga znj. Albana Shala-Bunjaku, Drejtore e Zyrës për Administrimin e Pronës Publike, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me të cilët u diskutua për koordinimin institucional dhe hapat konkretë në kuadër të këtij procesi të rëndësishëm shtetëror.
Diskutimet u fokusuan në avancimin e Regjistrit Unik të Pronave Publike të Republikës së
Kosovës, me theks të veçantë në rritjen e transparencës, forcimin e sigurisë juridike dhe
përmirësimin e menaxhimit të pasurisë publike.
Komuna e Fushë-Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe në
ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme që kontribuojnë në administrimin e rregullt, transparent dhe të qëndrueshëm të pronës publike, në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të
komunës.