Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha, ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesit e klubit të Notit “Ilirida” nga Fushë Kosova dhe janë dakorduar që të fillojnë me procedurat lidhur me ndërtimin e Pishinës Gjysmë Olimpike e cila do të mundësoj dy klubeve të Notit që veprojnë në Fushë Kosovë, kushte më të mira për zhvillimin e këtij sporti.