Bashkatdhetar të nderuar, mirë se erdhët në Komunën e Fushë-Kosovës, përkatësisht në vendlindjen tuaj, në atdheun e shenjtë e të bukur!
Komuna jonë ka bërë shumë punë, që ju bashkëvendësit tanë të ndiheni sa më komod, të qetë, e të kënaqur me qëndrimin tuaj në Fushë-Kosovë. Për ju dhe gjithë qytetarët e saj komuna ka bërë dhe po bën punë që të jetë sa më pranë jush, që të zbatojë e zhvillojë politikat e shfrytëzimit sa më të shpejtë e më efikas për ju që të jemi në shërbimin tuaj dhe të qytetarëve të saj. Për ju, bashkëqytetarët tanë, që gjendeni sot këtu në vendlindjen tuaj, ne kemi paraparë shumë aktivitete argëtuese e kulturore.
Më 30 korrik, 2015, në orën 18, në Kalanë e Harilaçit, kemi paraparë mbajtjen e manifestimit, tashmë tradicional (edicioni IV), ku marrin pjesë më se 112 shkrimtarë nga mbarë diaspora shqiptare.