Sot, përfaqësuesi i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar nga USAID, z. Chris Edwards, në një ceremoni rasti ndau shpërblimin për komunën e Fushë-Kosovës: Top Performuesi në “Transparencë” të cilën ia dorëzoi Kryetarit të Komunës, z.Burim Berisha.
Kryetari i Komunës me kënaqësi pranoi shpërblimin dhe njëkohësisht falënderoi USAID-in për ndarjen e këtij çmimi komunës së Fushë-Kosovës.
Në këtë çmim përfshihet performanca për transparencë për vitet 2011-2012-2013-2014.