Këtë fundjavë u mbajtën aktivitetet në kampionatin e Ragbit në Kosovë. Qendra e këtij aktiviteti ishte Komuna e Fushë-Kosovës respektivisht fusha e blertë e fshatit Sllatinë e Madhe. Skuadrat finaliste ishin “Bears RFC” dhe “Peja Eagles” meqërast kjo e fundit u shpall fituese.
Falenderojmë Kryetarin e Federatës së Ragbit të Kosovës – Ambasadorin Ruairí O’Connell dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës – z. Besim Hasani për organizimin dhe prezencën e tyre gjatë kësaj ngjerjeje në Komunën tonë.
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha tha se ndihet i nderuar që për organizime të tilla kanë zgjedhur Komunën e Fushë-Kosovës.