Sot, Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Vlonjat A Hasani, iu bashkuan Maratonës “Prishtina Marathon 2026”, duke qenë pranë atletëve përgjatë garës.
Përmes ofrimit të ujit dhe mbështetjes për pjesëmarrësit, Komuna e Fushë Kosovës kontribuoi në krijimin e një atmosfere sportive dhe motivuese për të gjithë garuesit.
Sporti, aktiviteti dhe mbështetja e komunitetit janë pjesë e angazhimit tonë për një qytet aktiv dhe me më shumë energji pozitive.