Sot janë furnizuar me material mbrojtës, QKMF “Fatmir Krasniqi” Qendra për Punë Sociale, pastaj Stacioni i Policisë në Fushë-Kosovë, KRM “Pastrimi” si dhe punëtorët e komunës. Ky material përfshinë rroba mbrojtëse, maska dhe dezinfektues me bazë alkooli.
Të gjitha këto masa po ndërmerren për të frenuar pandeminë COVID-19 e që një angazhim të pandërprerë po japin të gjithë këta që u cekën më lartë duke përfshirë edhe punëtorët komunal që janë të lidhur direkt me shpërndarjen e ndihmave të cilët meritojnë mirënjohje të madhe pasi që gjatë kësaj periudhe pandemie po e mundësojnë ndarjen e ndihmave, pastaj komisioni që punon në evidentimin e kërkesave për ndihma, Qendra Operative në Fushë-Kosovë që po merret me të gjitha lejet e lëvizjes së lirë të qytetarëve brenda dhe jashtë komunës së Fushë Kosovës dhe Shtabi Komunal në krye me kryetarin z.Burim Berisha.