Komuna e Fushë-Kosovës dhuron makina të qepjes për komunitetin pakicë të kësaj komune! Sot, në prezencën e Kryetarit të Komunës, Z. Burim Berisha, përfaqësuesit të komuniteteve Z. Bashkim Krasniqi dhe Drejtorit të Fondacionit Freskia, Z. Artan Musliu është bërë dhurimi i 11 makinave të qepjes. Makinat janë industriale, gjysmë automatike me ekran led të integruar, modeli F-4 të firmës JACK me 12 muaj garancion. Këto makina u janë dhuruar nënave vetushqyese të komuniteteve pakicë të kësaj komune. Këto nëna vetushqyese kanë kryer më herët kurs profesional të rrobaqepsisë. Kursi është kryer me sukses si bashkëpunim në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe Fondacionit Freskia.