Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha u takua me Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku, me ç’rast u përurua këndi i donacionit të dhuruar nga Komuna e Fushë-Kosovës për studentët me të pamur të dëmtuar.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “ Pjetër Bogdani “ si dhe përfaqësuesi i studentëve me të pamur të dëmtuar e falënderuan Kryetarin Berisha për kontributin e dhënë për këtë kategori të shoqërisë tonë.
Ndërsa Kryetari Berisha tha se përkrahja jonë ndaj këtij institucioni do të vazhdojë edhe me tutje edhe në forma tjera.