Projekti për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Fushë-Kosovës u inaugurua sot nga Burim Berisha, kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës dhe nga Tanya Urquieta, Drejtoreshë e Zyrës së USAID-it për Demokraci dhe Qeverisje.
Pas inaugurimit u mbollën katër fidanë, si pjesë e një projekti tjetër që do të vazhdojë gjatë këtyre ditëve ku do të mbillen 170 fidanë.
Kostoja e përgjithshme e projektit ishte 73,399 dollarë. Komuna kontribuoi me 14,792 dollarë (20%), ndërsa USAID/DEMI kontribuoi me 58,607 dollarë (80%) përmes Fondit të Mbështetjes.
Si Komunë partnere, USAID DEMI mbështet Fushë-Kosovën në zbatimin e një larmie projektesh, duke përfshirë:
– Ndërtimin e sheshit dhe zonave të gjelbra në qendër të qytetit, 73,399 USD (USAID/DEMI: 58,607 USD kontribut i Komunës: 14,792 USD)
– Renovimin e tualeteve në shkollën fillore Mihail Grameno, 48,930 USD (USAID/DEMI: 39,137 USD kontribut i Komunës: 9,793 USD)
– Mbjelljen e drurëve afër Rrugës Nëna Terezë në qendër të qytetit, 14,766 USD (USAID/DEMI: 11,813 USD kontribut i Komunës: $2,953)
– Renovimin e oborrit të shkollës në fshatin Bardh i Madh, 35,000 USD (krejtësisht i financuar nga USAID/DEMI)
– Parku dhe sheshi i lojërave në shkollën fillore Bajram Curri në Sllatinë, 45,147 USD (USAID/DEMI: 35,000 USD kontribut i Komunës: 10,147 USD)
– Ndërtimin e trotuarit në rrugën ‘Nëna Terezë’, 51,521 USD (USAID/DEMI: 45,000 USD kontribut i Komunës: 6,521 USD)