Kryetari i komunës Valon Prebreza ka zhvilluar takim zyrtar me Kryeshefin Ekzekutiv të Trainkosit, Agron Statovci dhe ekipin e tij.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Trainkosit, me fokus në koordinimin institucional dhe identifikimin e fushave të interesit të përbashkët që mund të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin lokal.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me ndërmarrjet publike, me qëllim të krijimit të zgjidhjeve konkrete në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të përgjithshëm të komunës.

