Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha së bashku me Drejtorin Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Ali Topalli, në takimin e mbajtur në ambientet e FFK-së me Presidentin Agim Ademi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ku pjesë e të cilit do të jetë edhe rregullimi i fushës në Fushë-Kosovë.
Kryetari i Komunës së Fushë-kosovës z. Burim Berisha, falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen ndaj klubeve dhe për kujdesin ndaj krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Në anën tjetër, Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Berisha për bashkëpunimin e ngushtë dhe për gatishmërinë për ta ndihmuar Klubin e Futbollit Fushë Kosova, si dhe për zhvillimin e futbollit në përgjithësi.