Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Besnik Osmani priti në një takim lamtumirës përfaqësuesin e KFOR-it, Major Andrej Ceh.
Nënkryetari Osmani me këtë rast falënderoi Major Andrej Ceh në largim për punën e bërë dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe në drejtimin e misionit të KFOR-it në Komunën e Fushë-Kosovës, duke vlerësuar se KFOR-i vazhdon të jetë faktor stabiliteti për qytetarët tanë.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe komandanti i sapo emëruar, Major Samo Mihacic, të cilit Nënkryetari Osmani i uroi mirëseardhje, suksese në detyrën e re dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Komandanti në largim z. Andrej Ceh e ka vlerësuar bashkëpunimin cilësor me strukturat komunale dhe arritjet e komunës sonë sidomos në proceset e integrimit të komuniteteve dhe të forcimit të sigurisë publike.