Masat e pjesëshme në Fushë-Kosovë po shkaktojnë dalje masive të qytetarëve në të njëjtin orar (të lejuar) duke e shtuar kështu rrezikun e përhapjës së virusit COVID-19.
Lusim qytetarët ti respektojnë në mënyrë strikte rekomandimet dhe të përmbahen nga daljet e pa nevojshme duke qëndruar në shtëpi.
Ne po bëjmë të gjitha përpjkjet që ta parandalojmë zgjerimin e kësaj pandemie përmes masave mbrojtëse që kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim çdo ditë.
Mobilzimi i sistemit shëndetsorë, dezinfektimi i rrugëve dhe hyrjeve të blloqeve të banimit apo furnizimi me ushqime për ata që kanë nevojë, janë vetëm disa nga masat që Komuna ka ndërmarrë ditëve të fundit.
Fushë-Kosova ende vazhdon të mos ketë asnjë të prekur nga ky virus.