Ftojmë të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës, pa dallim moshe dhe gjinie, të marrin pjesë në Karvanin Shëndetësor “PërSHËNDETje”, i cili organizohet nga AQH, me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga KOPF (Kosova Population Foundation).
Data: 10.07.2026 (e premte)
Ora: 16:00 – 18:00
Lokacioni: SHFMU “Selman Riza”, Fushë Kosovë
Gjatë aktivitetit, qytetarët do të kenë mundësi të marrin informata dhe këshilla të vlefshme për ruajtjen e shëndetit, me fokus në:
Aktivitetin fizik, duhani, alkoolin, mbipeshën dhe ushqyeshmërinë.
Gjithashtu, profesionistë shëndetësorë do të jenë të pranishëm për të ofruar këshillime dhe shërbime profesionale shëndetësore.
Në përfundim të aktivitetit do të ofrohen ushqim dhe pije falas.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj nisme për një jetë më të shëndetshme!