Karateistja e Klubit të Karatesë “Fushë-Kosova”, Qëndresa Ibrahimi, Kosovës dhe Komunës së Fushë-Kosovës i solli medaljen e argjendtë nga Kampionati Ballkanik i cili u mbajt në Turqi. Fushë-Kosova dhe Kosova tashti ka nënkampionen e saj, që na bënë të ndjehemi krenarë.
Pjesëmarrjen e saj e mundësoi Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila përkrahë sportistët dhe klubet sportive pa rezervë duke iu mundësuar zhvillimin e aktiviteteve sportive brenda dhe jashtë vendit.