Me qëllim të mbojtjes sa më të mirë nga përhapja e COVID 19, sot është bërë dezinfektimi i rrugëve dhe i ndërtesave kolektive në Fushë Kosovë, kryesisht rruga “Dardania” dhe pothuajse të gjitha rrugicat.
Është kjo edhe një masë e ndërmarrë sipas udhëzimeve nga institucionet qendrore dhe nga shtabi i emergjencave të komunës për një mjedis dhe ambient sa më të pastërt.
Edhe një herë ju bëhet apel qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga COVID 19.