Komuna e Fushë-Kosovës ka përfunduar me sukses projektin: ‘Sinjalizimi vertikal dhe horizontal i rrugëve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës’.
Punët që janë kryer gjatë realizimit të projektit në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, kanë qenë:
- Gropimi dhe betonimi i shtyllave për shenja;
- Furnizimi me shtylla dhe shenja;
- Furnizimi dhe vendosja e qaforeve për flamuj;
- Furnizimi dhe vendosja e vijave ndarëse;
- Ekzekutimi i punës profesionale, etj.
Me vendosjen e sinjalizimit është bërë më i lehtë orientimi i qytetarëve, sidomos i atyre që nuk janë banorë të Komunës së Fushë-Kosovës.