Zyra për Informim e Komunës së Fushë-Kosovës njofton qytetarët se në Fushë-Kosovë nga sot e deri të enjten do të mbahet ushtrimi fushor “SKIFTERI 02”.
Qëllimi i ushtrimit fushor është ‘Testimi i ndërveprueshmërisë së Batalionit të tretë’ me njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Komunën e Fushë-Kosovës, me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqin e Kuq.
Ushtrimi fushor zhvillohet:
- E martë – e mërkurë dhe e enjte, datë 20, 21 dhe 22 nëntor, 2018
- Ora 8:00 16:00
Vendi:
- Ish/ndërtesa e vjetër e komunës dhe në objektet industriale përreth.
- Fshati Bardh i Madh dhe Mesbardh (Pomozotin)
Njoftojmë qytetarët që nëse eventualisht rastisin në vendin e ngjarjes gjatë zhvillimit të ushtrimeve të mos krijohet panik!
Ali Topalli – Zëdhënës
Komuna Fushë-Kosovë, Rr.”Tahir Zemaj”, nr. 2
038/200 40 542 & 044/221-959
ali.sh.topalli@rks-gov.net