Ka filluar së implementuari në terren projekti: ‘Rregullimi i përroskës ‘Zanoga’, si dhe rregullimi i lumenjve ‘Graçanka’ dhe ‘Prishtevka’. Projekti financohet nga buxheti i komunës dhe do të realizohet në lokalitetet: Bresje, Henc, Miradi e Epërme dhe Miradi e Poshtme, në gjatësi prej 1300m në lumin ‘Prishtevka’, 5000m gjatësi në lumin ‘Graçanka’ dhe 1500m gjatësi në përroskën ‘Zanoga’..
Kompanitë kontraktuese i kanë filluar punimet në këto segmente të projektit dhe parashohin përfundimin e punimeve sipas planit dinamik.
Përmes këtij projekti synohet krijimi i një pamjeje moderne të këtyre pjesëve të fshatrave, evitimi i vërshimeve si dhe minimizimi i dëmeve materiale të shkaktuara nga vërshimet, mbrojta e lumenjve, përmirësimi i florës dhe faunës. Projekti do të përfshij largimin e mbeturinave dhe rregullimin e shtratit.