Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis, ka filluar realizimin e Projektit me titull: Mbushja e gropave të rrugëve me asfalt në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Dëmtimet e rrugëve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës janë evidente prandaj ato do të riparohen dhe do të asfaltohen, si në zonën urbane ashtu edhe në zonat rurale.
Prioritet i Komunës së Fushë-Kosovës, është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për qytetarë, për shëndet dhe jetë më cilësore, infrastrukturë më të mirë dhe mjedis më të pastër.