Në territorin e komunës së Fushë-Kosovës, sipas projektit, pritet të pyllëzohen rreth 15 ha me AKACIA (bagrem). Mbjellja e këtyre fidaneve është vazhdimësi e punës që ka bërë Komuna deri më tani për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në mënyrë që të kemi një ambient sa më të pastër për qytetarët e komunës tonë.