Këto ditë janë duke u pastruar hapësirat publike në Fushë-Kosovë dhe në fshatra.
Ky aktivitet përfshin heqjen e shkurreve, kositja e barit, pastrimi i stadiumeve, pastrimi i parkut të pishave në Sllatinë, janë vetëm disa nga punët që po kryen Komuna, përkatësisht Shërbimet Komunale Publike.
Këto aktivitete janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.