Drejtoria e Bujqësisë në kuadër të Komunës, përmes subvencioneve, vazhdimisht u ka dalë në ndihmë bujqve të Komunës sonë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së tyre si dhe rritjes së cilësisë dhe prodhimit të produkteve vendore. Ndarja e këtyre serave do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, duke u mundësuar që ta rrisin mirëqenien e tyre, përmes prodhimit të produkteve bio.
Nga realizimi i këtij projekti, në këtë fazë, do të përfitojnë 115 ekonomi familjare.