Në vazhdim të realizimit të projekteve që komuna e Fushë-Kosovës ka të planifikuara, sot ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Henc dhe në Sllatinë të vogël.
Dinamika e punimeve po zhvillohet sipas planifikimeve, kurse gjatë kësaj jave pritet që të filloj asfaltimi edhe i rrugëve të tjera në fshatrat e Komunës së Fushë-Kosovës.