Java (Muaji i Rinisë) këtë vit hyn në vitin e dymbëdhjetë si aktiviteti me gjithëpërfshirës në sektorin e Rinisë në tërë Kosovën. Në organizim të Departamentit të Rinisë/MKRS dhe në partneritet me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Fushë-Kosovë, si dhe ministritë tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës, organizatat rinore dhe partnerët tjerë ndërkombëtar. Aktivitetet e shumta të këtij organizimi tradicional.
Java e Rinisë (Muaji i Rinisë) 2013 edhe këtë vit, sikurse më 2011, dhe 2012, por në dallim nga vitet e kaluara zhvillohet 8 ditë në 8 komuna, gjatë muajit shtator, ku komuna e Fushë-Kosovës do të organizoj:
Koncertin Festiv
Këngëtarët të cilët do të marrin pjesë me performancë në F. Kosovë janë: Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Kaos si dhe MC Kresha.
Koncerti do të mbahet më 11 shtator 2013 ( e mërkurë) në ora 20:00 në Amfiteatrin e Hapur para ndërtesës së Komunës në Fushë-Kosovë.