Eshtë shumë frytdhënëse që edhe këtë vit u shënua Java e Barazisë Gjinore me qëllim të promovimit të barazisë gjinore në nivel lokal, duke u fokusuar veçanërisht në arsim.
Takimet informuese në shkolla mes drejtoreve, sekretareve, psikologeve dhe këshillave të nxënësve për të diskutuar konceptin e barazisë gjinore, janë një hap i rëndësishëm drejt ndërgjëgjësimit dhe veprimeve për të siguruar barazi dhe drejtësi gjinore në mjedisin shkollor.
Në këtë drejtim, u organizua punëtori njëditore me gratë drejtore, sekretaret, psikologet dhe këshillat e nxënësve meqërast u diskutua për mekanizmat institucional për barazi gjinore dhe fuqizimin e gruas në arsim, projekt ky i mbështetur nga OSBE.
Gjithashtu, informimi i grave për mundësitë e përfitimit nga programet komunale ishte një aktivitet tjetër i organizuar në bashkëpunim me drejtorinë e Bujqësisë në Komunë të Fushë-Kosovës.