Komuna e Fushë Kosovës po investon në krijimin e katër fushave sportive, kësaj radhe në Vragoli, Miradi e Epërme, Henc dhe Mesbardh.
Ky investim, në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh, synon të krijojë hapësira të reja dhe funksionale, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e një jete më aktive.


