Në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës, kemi mundësuar qasje falas në internet (Wi-Fi) në zonën e Shtëpisë së Kulturës dhe Stacionit të Trenit, duke sjellë një shërbim të ri në funksion të qytetarëve.
Ky është një investim konkret që përmirëson shërbimet publike dhe e afron Fushë Kosovën me standardet e një qyteti modern, të lidhur dhe më funksional për të gjithë.
Investimet do të vazhdojnë edhe në Rrugën Dardania, si dhe në zona të tjera të Komunës së Fushë Kosovës, me synimin që interneti falas të shtrihet sa më gjerë dhe të jetë i qasshëm për sa më shumë qytetarë.
Fushë Kosovë më moderne.
Shërbime më cilësore për qytetarët.