Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha zhvilloi një takim me: Ministrin e Financave (MF) të Republikës së Kosovës – z. Avdullah Hoti, Kryeshefin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” (KUR) – z. Ilir Abdullahu dhe Drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) – z. Arben Gjukaj.
Në këtë takim u diskutua rreth përfundimit të punimeve për vendosjen e gypit prej rezervuarit të KUR-it deri në rrjetin e Komunës së Fushë-Kosovës. U vendos që nesër të thërritet mbledhje e Bordit të KUR-it pasi që mjetet financiare i janë alokuar kësaj kompanie.
Po ashtu, u vendos që Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave të lejojnë fillimin dhe zhvillimin e procedurave të mëtejme që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i ujit në Komunën e Fushë-Kosovës.
Presim që kjo çështje të rregullohet shumë shpejt.