Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës po vazhdon kontrollet në teren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që hedhin mbeturina inerte apo mbeturina të vëllimshme në hapësira publike dhe lokacione të palejuara.
Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme ndot mjedisin dhe dëmton hapësirat publike.
Komuna e Fushë Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në mbajtjen e qytetit të pastër.
Ndotja nuk tolerohet!