Projekti: “Rregullimi i shtratit të lumit Graçankë” , i financuar nga buxheti komunal, është duke u realizuar në lokacionet e Miradisë së Poshtme deri në Vragoli.
Përmes këtij projekti synohet krijimi i kushteve moderne të favorshme mjedisore, krijimi i pamjes së mirë, mbrojtja e lumenjve, florës dhe faunës, etj. Do të pastrohet shtrati i lumit, largimi i mbeturinave, pengesave nga pemët që pengojnë rrjedhjen e ujit, etj. Kohëzgjatja e implementimit të këtij projekti është 15 ditë pune.