Shoqata “Aleanca për Fëmijë” me Miftar Zagragjaj, për disa vite me radhë kanë bërë trajtimin mjekësor në spitalet e Republikës së Austrisë për 2600 fëmijë nga Kosova.
Në marrëveshje me Komunën, përkatësisht me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kohë pas kohe vjen një ekip i mjekëve austriakë në QKMF-në e Fushë-Kosovës për të bërë vizita për pacientë të ndryshëm.