Sot, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Fushë Kosovës, u mbajtën homazhe pranë memorialeve të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë u kujtua sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke nderuar veprën e tyre si themel të lirisë dhe të ardhmes sonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!