Sot, në përkujtim të Epopesë së UÇK-së, u bënë homazhe në nderim të sakrificës dhe heroizmit të dëshmorëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Kjo datë e rëndësishme na rikujton qëndrueshmërinë, guximin dhe përkushtimin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me vendosmëri u ngritën në mbrojtje të atdheut.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë u përkujtuan heroizmi dhe sakrifica e familjes legjendare Jashari, si dhe e të gjithë dëshmorëve që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe nderim i përhershëm për veprën dhe sakrificën e tyre për liri.














