Grupi për ‘Hartimin e Strategjisë Komunale për Zhvillim Ekonomik 2016-2020’ ishin në Durrës nga data 23-25.10.2015. Në këtë grup punues morën pjesë Nënkryetari i Komunës z. Jakup Dumani, Drejtorët e Drejtorive dhe anëtarët e grupeve. Ky grup punues mbajti seancën për hartimin e kësaj Strategjie, të cilën e hapi Kryetari i Grupit z. Bardhyl Koiçiçi, ku edhe bëri një prezantim rreth Hartimit të Strategjisë Komunale për vitet në vijim.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Nënkryetari i Komunës z. Jakup Dumani i cili bëri një përshkrim të gjendjes aktuale të Komunës së Fushë-Kosovës, e po ashtu edhe Drejtori i Buxhetit dhe Financave z. Ramadan Jashanica prezantoi prioritetet e Komunës dhe projektet të cilat duhet të involvohen në Strategjinë Komunale për Zhvillimin Ekonomik 2016-2020.