Në Fushë-Kosovë u bë hapja ceremoniale e Fest-Film Kosova 2016 “Hyjnesha në Fron”. Ceremonia u zhvillua në stacionin e hekurudhave në Fushë-Kosovë, përkatësisht në “Train Cinema” (TC) nga ora 19:30, përmes prezantimit të jurisë dhe kategorive të çmimeve shpërblyese për filmat pjesëmarrës.
Komuna e Fushë-Kosovës edhe kësaj radhe është njëri nga mbështetësit kryesorë të kësaj ngjarje kulturore.
Fest-Film Kosova
Programi kinematografik i festivalit të filmit të Hn’F-së Fushë-Kosovë
FK, 30 gusht (Hn’F) – Filmat do të shfaqen në tri lokacione, në amfiteatër (A), në sallën e shfaqjeve speciale “special screen”, në Kino Stacion (KS) si dhe në sallën e posaçme në tren, “Train Cinema” (TC) në relacionet Fushë-Kosovë – Hani i Elezit dhe Fushë-Kosovë – Pejë.
Ciceroni kulturor për ditën e parë në Hn’F
Programi kinematografik për 31 gusht
“Train Station” Amfiteatër (A) 31 Gusht 20:30 1:37:00
“JUST SCENE” vol.1 Kino Stacion (KS) 31 Gusht 22:15 0:30:00
“Passion of V” Kino Stacion (KS) 31 Gusht 23:00 0:38:54