Fushata fillon nga data 18 tetor 2023, dhe do të zgjas një muaj. Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit me njerëz dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë. Gjatë kësaj periudhe do të realizohen aktivitete në parandalimin e trafikimit me njerëz.
Mesazhi i fushatës është: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“
Slogani i fushatës është: “MOS HESHT”
Fushata organizohet nga Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.