Sot në një ceremoni rasti është hapur Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Fushë-Kosovë, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit.
Komuna e Fushë-Kosovës ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm që Gjykata Themelore e Prishtinës, ta ketë Degën e saj në Fushë-Kosovë, e që do të jetë një hapë i rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së qytetarëve ndaj shërbimeve gjyqësore.
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha në fjalën e tij përshëndetëse tha se ka qenë e domosdoshme dhe shumë e nevojshme që Komuna jonë ta ketë Gjykatën, prandaj kemi dhënë përkrahje për funksionalizimin e punës së saj me qëllim të ofrimit të shërbimeve të shpejta dhe cilësore për qytetarët e Komunës tonë.